PDK-ja, gardian i shtetësisë së Kosovës

Kryetari i degës së PDK-së në Klinë Sokol Bashota, bashkë me nënkryetarin në nivel qendror Agim Qeku, deputeten Ganimete Musliu dhe Betim Gjoshin anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, kanë zhvilluar një takim me anëtarë të Këshillit Drejtues të degës së PDK-së në Klinë, ku është biseduar për rrjedhën e fushatës zgjedhore dhe hapat që duhet…

Lajme

23/09/2017 22:34

Kryetari i degës së PDK-së në Klinë Sokol Bashota, bashkë me nënkryetarin në nivel qendror Agim Qeku, deputeten Ganimete Musliu dhe Betim Gjoshin anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, kanë zhvilluar një takim me anëtarë të Këshillit Drejtues të degës së PDK-së në Klinë, ku është biseduar për rrjedhën e fushatës zgjedhore dhe hapat që duhet ndërmarrë për të dalë sa me të fuqishëm në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Bashota, ka njoftuar se janë mbajtur takime parazgjedhore në 14 nëndege ku janë dëgjuar preokupimet e qytetarëve dhe janë marrë prioritetet të cilat do të jenë program ekonomik i degës së PDK-së. Sipas tij, PDK-ja ka elektorat stabil dhe shprehu besimin se në këto zgjedhje do të ketë rritje.

Nënkryetari i PDK-së, Agim Qeku, ka thënë se “ Jemi këtu për të j’u mbështetur në fitoren e radhës. “ Ju jeni dege shembull, jeni bastion i fuqishëm i PDK-së dhe besojmë në fitoren e kandidatit Sokol Bashota dhe kandidatëve për Kuvend të Komunës. Është e domosdoshme që PDK-ja të jetë forca e parë në Kosovë për ti quar përpara proceset e rëndësishme të vendit dhe assesi nuk guxojmë ta lejmë në dorë vendin atyre që po duan të bëjnë eksperimente dhe që nuk e njohin dhe as fuqizojnë shtetin e Kosovës. Disa nuk janë duke punuar për fuqizimin e shtetit të Kosovës, po dërgojnë mesazhe të këqija, krijojnë kriza. Nuk guxojmë të bëjmë eksperimente. PDK-ja është gardian i shtetësisë së Kosovës”, tha Agim Qeku për të shtuar se synimi ynë është që në këto zgjedhje të kthehemi në pozicionin që na takon, që të jemi partia me e madhe.