PDK: Gati padia për Shpend Ahmetin

Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka ngritur shqetësimin për veprimet inkriminuese të Komunës së Prishtinës, përkatësisht kryetarit të komunës Shpend Ahmeti për punësimet e paligjshme të mbi 250 militantëve partiak.

Lajme

27/08/2016 13:27

Ky subjekt thotë se këto punësime paraqesin favorizime të përkatësisë partiake dhe janë shkelje e rëndë ligjore.

“Komuna e Prishtinës në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar.

PDK ka mbledhur dokumentacionin e plotë zyrtar për këto keqpërdorime flagrante, prandaj bëjmë me dije opinionin publik se në fillim të javës së ardhshme, Grupi i kuvendarëve komunalë të PDK-së në Prishtinë do të ngre kallëzim penal në Prokurrinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese”, thuhet në njoftimin e tyre.

Padia sipas PDK-së, do të ngrihet mbi bazë të fakteve të pakontesturshme:

 

  1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.
  2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.
  3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë.
  4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime.

Siç vlerëson PDK, ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina, thonë ata,  ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës./Lajmi.net