PDK është e para

Enver Hoxhaj shprehet i bindur se PDK’ja do t’i fitojë shumicën dërrmuese të komunave në të cilat është në balotazh. Ai thotë se rikthimii PDK’së në Rahovec dhe Dardanë është mesazhi më i qartë se kjo parti është e para.

Lajme

05/11/2013 08:42

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë e subjekti i tij politik e ka ruajtur primatin si partia më e madhe në vend.

Hoxhaj deklaron se edhe pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit kjo parti vazhdon të mbetet subjekti më i madh dhe stabil në Kosovë.

Ai është shprehur i bindur, në një intervistë për “Epoka e Re” se PDK’ja do t’i fitojë shumicën e komunave në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka rikonfirmuar fuqishëm primatin e partisë më të madhe në vend, në kuptimin e votave, shtrirjes gjeografike, meqenëse i kemi fituar zgjedhjet edhe në Mitrovicë dhe në Sharr, por edhe në komunat e tjera”.

“PDK’ja ka fituar pa balotazh në katër komuna, ndërsa udhëheq edhe në 11 komuna të tjera”.

“Kështu që, në 15 komuna realisht PDKja është fituese, ndërsa numri i votave totale të PDK-së është ai i njëjti i cili ka qenë në vitet paraprake”.

Hoxhaj shprehet i bindur se PDK’ja do t’i fitojë shumicën dërrmuese të komunave në të cilat është në balotazh.

“PDK’ja do t’i fitojë shumicën dërrmuese të komunave në balotazh. Do ta fitojmë Prizrenin. Në këtë komunë ekziston një dallim i madh në mes të PDK’së dhe LDK’së”.

“Jam i sigurt se Gjilani do t’i takojë PDK’së. Po ashtu, Mitrovica do t’i takojë PDK’së sepse jemi bindshëm përpara”.

“Rikthimi ynë në Rahovec dhe Dardanë është mesazhi më i qartë se PDK’ja është e para”.