PDK, e vetme do t’i mund partitë e bllokut

Enver Hoxhaj thotë se nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, PDK-ja do t’i mundë të gjitha partitë e Bllokut.

Lajme

14/10/2014 09:22

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ende shpreson se partia e tij së bashku me LDK-në dhe AAK-në mund të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, pasi që, siç thotë ai, këto subjekte politike i kanë shërbyer vendit në proceset më të rëndësishme.

Mirëpo, sipas tij, nëse liderët e këtyre partive nuk arrijnë marrëveshje dhe vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë PDK-ja e vetme do t’i mund të gjitha partitë e Bllokut.

“Pa dyshim që Partia Demokratike do të jetë sërish fituese e zgjedhjeve, meqë është e vetmja parti e cila ka një vizion të qartë, një program të matshëm dhe një lidership që nuk krahasohet me atë të subjekteve tjera politike, kështu që unë jam më se i sigurt që nëse do të ketë zgjedhje sërish PDK-ja do të jetë forca e parë politike në vend”, shprehet Hoxhaj gjatë një interviste për “Zërin”.