PDK e quan veprim arbitrar sjelljen e sotme të deputetëve të opozitës në Kuvend

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PDK-së, ku është diskutuar për shtyrjen e seancës dhe ngërçin politik.

Lajme

02/10/2014 14:18

Pas kësaj mbledhje, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk është në rregull bllokimi që po bëhet për formimin institucioneve.

Kurse, Memli Krasniqi, veprimin e sotëm të VLAN-it në Kuvend e quan arbitrar, që sipas tij, nuk shkon në favor të zgjidhjes së situatës.

“Konsiderojmë që deputetët e opozitës me të vërtetë kanë ndërmarrë veprime të gabueshme të cilat dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale”.

“Dy elemente të cilat dëshmuan sot nga ana e deputetëve të opozitës, në të vërtetë janë fakti i një mosrespektim të plot institucionalë me hyrjen e tyre të paautorizuar në sallën e Kuvendit. Dhe e dyta injorimi enklantantë që i është bërë procesit të lehtësimit në ndërtimin e institucioneve që tani e ka filluar presidentja e republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

“Ne besojmë se veprimet e tilla duhet të shmangen sepse përveç që tregoj një papjekuri politike, mosrespektim institucional, në të vërtet kontribuojnë në degradimin edhe të procesit të ndërtimit të institucioneve”, ka thënë Krasniqi.