PDK e quan të domosdoshme gjithëpërfshirjen e partive në dialog

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit të partive politike, të organizuar kësaj radhe nga Partia Socialdemokratike, ka folur për media.

Lajme

20/06/2018 13:02

Ai ka thënë se për PDK dialogu me Serbinë i tejkalon agjendat partiake, raporton lajmi.net.

Sipas në këtë proces gjithëpërfshirja është e domosdoshme. Krasniqi ka thënë se nuk duhet të ketë frikë asnjë parti shqiptare në pjesëmarrjen e një procesi ku fton Uashingtoni dhe Brukseli.

Krasniqi ka thënë se në bisedime duhet me marrë pjesë pozita e opozita. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Shpend Ahmeti: Opozita kërkon të ketë rol monitorues në dialogun Kosovë-Serbi