PDK e Prishtinës – Shpend Ahmetit: Ky është vandalizmi yt dhe dostave tu

Dega e PDK-së në Prishtinë ka akuzuar sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtorët e administratës së tij për pamundësim të lëvizjes së lirë në trotuaret e kryeqytetit.

Lajme

12/08/2017 17:14

PDK përmes një postimi në Facebook parkimin e veturave të komunës në trotuaret e rrugëve e ka quajtur vandalizëm të vetë kreut të komunës dhe siç thuhet dostave të tij.

“Edhe ai pak trotuar që mund të shfrytëzohet nga këmbësorët në Prishtinë, po bllokohet dhe keqpërdoret nga vetë Shpendi dhe drejtorët e administratës së tij, duke pamundësuar lëvizjen e lirë nëpër trotuare”.

“Shpend, ky është vandalizmi yt i vërtetë. I yti dhe i dostave tuaj. Me rëndësi ju t’i parkoni veturat, s’keni nevojë të mërziteni për bllokimin e trotuareve se qytetarët gjinden disi. Plus ditë vikendi sot. Ky është keqpërdorim klasik i veturave dhe i trotuareve. Turp”, thuhet në njoftimin e PDK-së