PDK e Pejës kundër privatizimin të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Në qytetin e Pejës kanë filluar nënshkrimet e qytetarëve për ta kundërshtuar privatizimin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”.

Lajme

19/03/2017 13:19

Komuna e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që të ngrihet procesi i privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla”. Po ashtu është kërkuar masë e përkohshme derisa ky institucion dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit t’i zgjidhin problemet e krijuara rreth këtij objekti, raporton lajmi.net.

Kundër këtij privatizimi është edhe kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

Haliti sot ka nënshkruar peticionin bashkë me koordinatorin e PDK-së, Arton Muhaxherin, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre për privatizimin e kinemasë.

Ndërsa për këtë iniciativë të cilës i janë bashkangjitur shumë vullnetarë të Pejës, që janë duke u përdorur 5 lokacione në qytet, për mbledhjen e nënshkrimeve.

Nënshkrimet do të mblidhen në këto pika:1) Qendra e qytetit,2) Universiteti “Haxhi Zeka”,3) Stacioni i autobusëve,4) Qarshia e gjatë,5) Kinemaja “Jusuf Gërvalla”.Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, deri më 28 Mars./Lajmi.net/

 17392830_10154407682073730_1217728905_n 17409542_10154407679838730_1365569379_n