PDK e Gjilanit pretendon se në Kuvendin Komunal është shkelur ligji

Anëtari i Komitetit për Komunitete në Gjilan nga rradhët e PDK-së, Shefik Surdulli, ka bërë të ditur se janë bërë sheklje ligjore nga kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjilan.

Lajme

18/06/2018 16:45

Surdulli  me anë të një komunikate për media ka njoftuar se me rastin konstituimit të Komitetit për Komunitete, Kuvendi Komunal  me vetëdije ka bërë shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit  për Administrim të Pushtetit Lokal, lidhur me komitetet si trupa ndihmës profesional të Kuvendit të Komunës, shkruan lajmi.net.

Tutje në komunikatë thuhet se zyrtarët e KK-së e kanë përjashtuar nga vendimmarrja (nga e drejta e votimit), anëtaren e komitetit, përfaqësuese të LVV-së me arsyetimin se nuk është anëtare e KK.

“Në anën tjetër, kemi veprimin paradaksal të zyrtarëve të KK-së, përmes së cilit, anëtarja e komitetit, përfaqësuese e LVV-së, përjashtohet nga vendimmarrja (nga e drejta e votimit!) ngase nuk na qenkash anëtarë e KK-së”, ka shtuar Surdulli

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka përgjegjësi ligjore të reagoj dhe të mos lejoj shkelje të tilla të pushtetit lokal të Gjilanit.

Ndërkaq, qytetarët tanë duhet të kenë vëmendjen se si pushtetarët aktual manipulojnë me besimin e tyre ka thënë Surdolli./Lajmi.net/