PDK dhe Lladrovci marrin përkrahje të fuqishme në Polluzhë, Vërboc dhe Shtuticë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Ramiz Lladrovci, së bashku me bartësin e Listës për asamble, Labinot Halilaj dhe asambleistët e kësaj ane, ka marrë përkrahje të fuqishme në takimet elektorale në Polluzhë, Vërboc e Shtuticë, fshatra këto bastione të PDK-së.

Lajme

16/10/2017 22:40

Lladrovci Polluzhën dhe Shtuticën i ka quajtur “dy burimet e fuqishme të lirisë e krenarisë, besës e sakrificës, heroizmit dhe qëndresës, në Polluzhë e Vërboc, ritheksova se historia Drenicës ia dhuroi dje përgjegjësinë të jetë djep i UÇK-së, e neve sot ta ruajmë me dinjitet atë përgjegjësi”.

Ai në një postim theksoi se vota për të dhe Listën e PDK-së, është votë dhe përgjegjësi sepse “duhet të zbatojmë praktikat më të mira në arsim, më shumë përkujdesje shëndetësore, më shumë bursa, më shumë rrugë, kanalizime e fshatra me ujë të pijes, më shumë sipërfaqe nën ujitje, më shumë kujdes për disa kategori të shoqërisë tonë, më shumë angazhim për zbatim të ligjit, më pak shpenzime në komunë, më shumë subvencione e donacione, më shumë kushte për biznes, më shumë hapësirë për biznes, më shumë cilësi në punën e investimeve kapitale, më shumë ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve. Na jemi, PDK dhe Forca e Ndryshimit”, ka theksuar RamizLladrovci.

Postimi i plotë në Facebook:

“Në dy burimet e fuqishme të lirisë e krenarisë, besës e sakrificës, heroizmit dhe qëndresës, në Polluzhë e Vërboc, ritheksova se historia Drenicës ia dhuroi dje përgjegjësinë të jetë djep i UÇK-së, e neve sot ta ruajmë me dinjitet atë përgjegjësi.Kjo rrugë nuk është e lehtë sepse, duhet të zbatojmë praktikat më të mira në arsim, më shumë përkujdesje shëndetësore, më shumë bursa, më shumë rrugë, kanalizime e fshtra me ujë të pijes, më shumë sipërfaqe nën ujitje, më shumë kujdes për disa kategori të shoqërisë tonë, më shumë angazhim për zbatim të ligjit, më pak shpenzime në komunë, më shumë subvencione e donacione, më shumë kushte për biznes, më shumë hapësirë për biznes, më shumë cilësi në punën e investimeve kapitale, më shumë ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve. Na jemi, PDK dhe Forca e Ndryshimit. Më 22 tetor, thuaji po Forcës së ndryshimit. Fitores së PDK-së. Këto dy vatra të fuqishme të lirisë, e rikonfirmuan rrugën tonë të fitores!”