PDK bind pesë deputetë për Specialen?(Video)

Partia Demokratike i ka marrë seriozisht kërkesat për krijimin e Gjykatës Speciale. Për t’i siguruar votat në Kuvend, po angazhohet kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci.

Lajme

15/07/2015 20:59

Ai gjatë ditës së sotme është takuar me Fadil Bekën, Nait Hasanin, Bekim Haxhiun, Xhevahire Izmakun e Salihe Mustafën.

Rrokum ka raportuar dje se për t’i pasur votat për Specialen, janë aktivizuar edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Ndërsa, aktivizimi i tyre, sipas këtij mediumi, ka pasur sukses.

Prej 12 deputetëve që ne seancën e 26 qershorit nuk e dhanë përkrahjen e tyre për amendamentet kushtetuese që i hapin udhë krijimit te Gjykatës Speciale, Grabovci ne këto takime ka marrë besimin e pesë prej tyre.

Nesër Grabovci pritet të takohet me Nuredin Lushtakun, Rafet Ramën, Fadil Demakun, Flora Brovinën, Nezir Çoçajn, Raif Çelën, e Blerta Deliu-Kodrën.

Një zyrtar i PDK-së i ka thënë Televizionit Rrokum se janë tre deputetë të pabindur – Ganimete Musliu, Fadil Demaku dhe Nait Hasani – të cilët kanë thënë se qëndrimi i tyre është i prerë kundër Gjykatës Speciale. Madje, një burim brenda takimit ka treguar se Hasani e ka lëshuar takimin e së mërkurës.

https://www.youtube.com/watch?v=Lp6r3aFfo0M