PDK ankohet për posterët e LDK’së

Dega e PDK’së në Ferizaj ka akuzuar LDK’në në këtë qytet se ka filluar fushatën zgjedhore para kohës zyrtare.

Lajme

03/10/2013 14:23

Në Ferizaj Partia Demokratike e Kosovës nisë me vëzhgimin dhe gjetjen e gabimeve të LDK’së.

Dega e PDK’së në Ferizaj ka akuzuar LDK’në në këtë qytet se ka filluar fushatën zgjedhore para kohës zyrtare.

Në një komunikatë për media, PDK ka thënë se veprimtarë të LDK’së në Ferizaj mbrëmë kanë mbushur një pjesë të qytetit me posterë të partisë dhe kandidatëve të tyre.

Këtë e kanë bërë duke filluar nga ora 21:30, kohë që kundërshton afatin ligjor të caktuar.

“Kjo është një shkelje e rëndë dhe që tregon se LDK ka nisur fushatën zgjedhore me shkelje ligjore”.

“ Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj i ka bërë apel KKZ’së dhe KQZ’së që të marrin masa ligjore kundrejt LDK’së në Ferizaj për këto shkelje duke vendosur posterë elektoralë 3 orë para afatit zgjedhor.”

“PDK në Ferizaj apelon tek opinioni publik që të kontribuojnë për zhvillim të demokracisë me qëllim që të kemi një fushatë korrekte zgjedhore.”