PD, protestë para bashkisë për çmimin e ujit

Të rinjtë e Partisë Demokratike protestuan këtë të premte para Bashkisë së Tiranës kundër rritjes së çmimit të ujit.

Lajme

28/07/2017 20:46

Ata e cilësuan si të prapranueshëm faktin se çdo familje në Tiranë do paguajë 50% më shumë për faturën mujore.

“Me një vendim të papreçedentë, Erion Veliaj po u grabit qytetarëve 180 milionë euro me rritjen e çmimit, në një kohë që uji mungon dhe është i pakonsumueshëm”, thanë protestuesit.

Sipas tyre, Veliaj vendosi t’u marrë qytetarëve edhe 60 milionë euro të tjera për të dhenë 17 shkolla me konçesion.