PD pëson humbjen më të thellë në historinë e saj

​Partia Demokratike e Shqipërisë a pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj. Rezultati del të jetë me i keq se ai i vitit 2000.

Lajme

23/06/2015 22:01

Tabela tregon sesa për qind të mandateve ka marrë PD-ja në vitin 2000, pa balotazh dhe sa ka marrë në vitin 2015.

rezulttet-ne-vite

Nëse shikon këtë tabelë, e kupton se në vitin 2000, Partia Demokratike ka marrë gjithsej 24 për qind të mandateve, pra i ka fituar zgjedhjet me 24 për qind.

Por, ky rezultat do ishte më i lartë nëse PD-ja do merrte pjesë në raundin e dytë, të cilin e bojkotoi Berisha me një vendim personal.

Në vitin 2003 Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet në gjithë vendin me rezultatin 37 për qind, duke marrë 115 komuna dhe Bashki në gjithë vendin.

Në vitin 2007, Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet bindshëm me 59 për qind, duke fituar 187 komuna dhe bashki.

Në vitin 2011 Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet po bindshëm duke fituar 57 për qind të mandateve, ose 181 komuna dhe bashki

Në vitin 2015 nën udhëheqjen e Lulzim Bashës Partia Demokratike ka fituar 25 për qind të bashkive.

Kjo shifër është thuajse e njëjtë me atë të vitit 2000, vitit më të keq të Partisë Demokratike pas vitit 1997, ku PD nuk mori pjesë në balotazh.