Pazar i mirë i Google

Gjiganti Google ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me Leonovon që t'ia shesë Motorolan prodhuesit kinez të smartfonëve. Lenovo do e paguajë me para të gatshme dhe stoqe.

Lajme

29/01/2014 23:03

Kompania amerikane Google nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Twitter, ka lajmëruar se e ka shitur Motorolan për 2.91 miliardë dollarë.

Në bazë të marrëveshjes, Google do të mbajë në posedim shumicën e patentave të Motorolas, kurse blerësi Lenovo do të ketë 2000 patenta dhe një liçensë për patentat e mbetura.

Google lajmëron shitjen nëpërmjet Twitterit.

Prodhuesi Kinez i smartfonëve do t’i paguajë Googles 660 milionë dollarë në para të gatshme, 750 milionë me anë të stoqeve, kurse pjesa e mbetur – 1.5 miliardë dollarë do të paguhet gjatë 3 viteve në vazhdim.

Me anë të kësaj blerjeje, Lenovo do të sigurojë një prezencë të madhe në tregun amerikan.