Payet te një prej klubeve më të pasura në botë (FOTO)
Dimitri Payet dëshiron të largohet nga West Ham.

Merkato
Chelsea ka kthyer vëmendjen te Dimitri Payet pas refuzimit nga Bayern Munich për shitjen e Arturo Vidal, raporton “The Sun”.
Antonio Conte kërkoi Vidalin për të përforcuar skuadrën e tij, lidere në Premierligë.
Por, kampioni i Bundesligës ka insistuar se ish ylli i Juventusit nuk është në shitje, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, “Blues” tani kanë kthyer vëmendjen tek Payet i cili ka kërkuar të largohet nga West Ham. /Lajmi.net/