Payet, a pajtoheni tifozë të Realit?

Karren Brady beson se Dimitri Payet ka kualitete të nevojshme për të luajtur në Real Madrid.

Sport

21/01/2017 09:51

Nënkryetari i West Hamit, Karren Brady ka thënë se Dimitri Payet ka kualitete të nevojshme për të luajtur në Real Madrid.

Marseille ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të pakënaqur West Ham.

Por, Brady beson se Payet është i aftë të luajë për një klub edhe më të madh si Real Madrid.

“Marseille duhet ta di se Payet ka kualitete për të luajtur në Real Madrid, andaj nuk do të kushtojë lirë, nëse vendosim ta shesim”, deklaroi ai për “Goal.com”, përcjell “lajmi.net”.

“Ju siguroj se nuk marrim asnjë vendim përveç atyre që janë në interesin më të mirë të klubit”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6