“Pavarësisht shtetësisë, Haradinaj nuk do ekstradohet në Shqipëri”

Ramush Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, vetëm pasi mori shtetësinë e atij vendi, sepse ajo nuk është në bazën e kërkuar për ekstradim, ka thënë Ministria e Drejtësisë serbe.

Lajme

26/04/2017 13:42

Kjo ministri deklaroi se edhe pse Haradinaj mori shtetësinë e Shqipërisë nuk është thelbësore për procesin në Colmar, kjo sepse ai është ndjekur penalisht në Serbi dhe Serbia e kërkon atë, pavarësisht nga kombësia e tij, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

Me dekret të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, para dy dite (e hënë) ka marrë shtetësinë shqiptare ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj.

Ramush Haradinaj, ndodhet në Francë që nga 4 janari, si pasojë e një fletarrestim të lëshuar Serbia më pretendimin se kanë akuza të reja për krime lufte. /Lajmi.net/