Pavarësia e Krimesë i referohet pavarësisë së Kosovës

Parlamenti i Krimesë shpalli sot pavarësinë e këtij rajoni nga Ukraina. Në Deklaratën e Pavarësisë është përdorur si referencë Opinioni i GJND'së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Bota

11/03/2014 16:04

Parlamenti i Republikës Autonome të Krimesë sot ka miratuar deklaratën e pavarësisë.

Deklarata i referohet rastit të Kosovës dhe opinionit këshillues të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  (ICJ) në vitin 2010.

Deklarata thotë se anëtarët e Këshillit Suprem të Republikës së Krimesë dhe Këshilli i Qytetit të Sevastopol ka marrë vendimin “duke u bazuar në Kartën e OKB’së dhe dokumentet e tjera ndërkombëtare që kanë njohur të drejtën e njerëzve për vetëvendosje dhe gjithashtu në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi rastin e Kosovës e cila ka thënë se shpallja e pavarësisë së njëanshme dhe shkëputja nga një pjesë e shtetit nuk shkel ligjet ndërkombëtare”.

Shpallja gjithashtu thekson se Republika e Krimesë është një “shtet demokratik, laik dhe multi-etnik”, dhe vjen përpara një referendumi të dielën për t’u bashkuar me Rusinë si një subjekt federal. Autoritetet e reja pro-perëndimore në Kiev të martën kanë “pezulluar vendimin e Krimesë për të mbajtur një referendum” dhe kërkuan nga autoritetet lokale për të sjellë atë në përputhje me kushtetutat e Ukrainës dhe të Krimesë.