Pavard – Bayern Munich, flet lojtari

Benjamin Pavard ishte njëri nga lojtarët që shkëlqeu në kampionatin botëror.

Sport

04/09/2018 21:40

Francezi përveç medaljes së artë ka fituar edhe çmimin për golin më të mirë të kompeticionit (goli kundër Argjentinës).

Anëtari i Stuttgart menjëherë pas përfundimit të botërorit, u bë cak i top skuadrave evropiane.

Sigurisht Bayern Munich ishte njëra nga to. Bavarezët e kthejnë në cak çdo lojtar premtues të Bundesligës.

Disa media kanë raportuar se lojtari veçse ka nënshkruar me kampionin në fuqi të Bundesligë, mirëpo lojtari pati një koment rreth kësaj çështje.

“Ka disa zëra që thonë se unë kam nënshkruar më Bayern. Nuk është e vërtetë, jam lojtar i Stuttgart dhe jamë mirë këtu.

Pavard ka kontratë deri në vitin 2021 me skuadrën e Stuttgart. /Lajmi.net/