Paul Pogba zbulon një sekret, tregon pse refuzoi Barcën dhe Realin

Paul Pogba ka zbuluar se verën e kaluar ka mundur të transferohet në Real Madrid dhe Barcelonë.

Sport

15/01/2017 23:58

Francezi që për një shumë rekord kaloi nga Juventusi te Manchester United, ka deklaruar se për shërbimet e tij interesim kishin shprehur edhe dy gjigantët e La Ligas.

“Kam mundur të shkoi te Reali dhe Barca, të dyja shprehen interesim për mua”, ka deklaruar Pogba, përcjell lajmi.net.

“Por qëllimi im gjithmonë ka qenë që një ditë të rikthehem në United, është vend që e kisha në zemër, kur u largova pata thënë se një ditë do të rikthehem, për ta përfunduar ata që e kisha filluar”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6