Patriotizmi modern: Hapet fabrika në Medvegjë ku do të punësohen 140 persona

Medvegja ishte dhe mbetet si një nga komunat me papunësinë më të lartë në Serbi. Braktisja e këtyre trojeve shqiptare kishte nisur në kohën e luftës në ish-Jugosllavi dhe shqetësimi më i madh mbetet që të rinjtë në këtë vend akoma vazhdojnë të përballen me mungesën e perspektivës, kështu duke vazhduar boshatisjen e këtyre trevave.

Lajme

17/07/2018 15:12

Medvegjasit tashmë i gjen kudo, si qytetarë të denjë të një shoqërie të civilizuar dhe profesionistë të mirë në fusha të ndryshme. Edhe pse një vend me popullatë numerikisht të vogël, ky vend ka nxjerr në të kaluarën dhe vazhdon të nxjerr personalitete të mëdha, të cilët ngado që kanë shkuar gjithmonë kanë mbajtur kokën kthyer nga vendlindja.

E një mundësi të re për të rinjtë e Medvegjës tash e tutje do ta krijoj fabrika për prodhimin e çorapeve MEDINVEST.

Vetëm dhjetëra ditë na ndajnë nga hapja e kësaj fabrike, një investim i bërë nga afaristë shqiptarë që do ofroj vende të reja të punës, dhe do jap mundësi për punë të qëndrueshme në vendlindje. Ky investim krijon një vizion i cili deri në kompletimin e këtij procesi prodhues, ofron vende pune të profileve të ndryshme deri në 500 bashkëpunëtor për mundësi punësimi në Medvegjë dhe për rreth saj, ku fillimisht ka hapur konkurs për 140 vende të reja pune.

Të gjithë të interesuarit për punësim në këtë fabrikë moderne me të gjitha standardet bashkëkohore mund t’i dërgojnë aplikimet në linkun në vazhdim: http://medinvestgroup.net/