Patriarku Irinej: Vuçiq lufton si luan për Kosovën

Irinej ka lavdëruar angazhimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në raport me Kosovën.

Lajme

16/10/2018 08:56

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka lavdëruar angazhimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në raport me Kosovën.

Ai po ashtu ka theksuar se Kisha Ortodokse Serbe nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj popullit serb në Kosovë duke u mbështetur edhe në ndihmën e politikës.

“Ende mendoj se presidenti Vuçiq lufton si luan për Kosovën dhe me kushte aspak të barabarta. Por, edhe qëndrimi i kahershëm dhe i pandryshuar i kishës shërben si ndihmë dhe jo ngarkesë e situatës”, deklaroi ai për “Veçerenje Novosti”, transmeton lajmi.net.

“Kisha nga ana e saj nuk merr vendime shtetërore dhe politike por ka të drejtë, e edhe më tepër obligim, që t’i thekson vlerat, e mbi të gjitha të kërkojë gjykim të drejtë, të lirë për jetën e secilit, duke mos e lënë asnjëherë në rend të fundit interesin e popullit të saj”, theksoi Irinej. /Lajmi.net/