Patriaku serb Irinej vizitë tre ditore në Tiranë

Patriarku serb Irenej do të qëndrojnë në Tiranë nga data 31 maj deri më 2 qershor, për të shenjtëruar Katedralen e Ringjalljes së Krishtit. 

Lajme

30/05/2014 18:04

Patriaku gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të jetë i shoqëruar edhe nga mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije dhe peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije, bëjnë të ditur mediat serbe. 

Përndryshe, Kisha Ortodokse Serbe, vazhdon të jetë një prej institucioneve më refuzuese të realitetit të pas vitit 2008 në Kosovë, shpalljes së shtetit të pavarur.