Pato po rikthehet tek Milan

Alexandre Pato duket se është afër një rikthimi tek skuadra e Milan.

Sport

11/11/2018 11:19

Braziliani po shihet si përforcimi i sulmit të “rosonerëve” shkruan “Calciomercato”, transmeton lajmi.net.

Milan po kërkon një lojtar sulmues  dhe Leonardo është duke konsideruar rikthimin e Patos.

Braziliani besohet se është i pakënaqur tek skuadra kineze Tianjin Quanjian.

Pato gjithashtu do t’i kushtonte “rosonerëve” diçka më lirë se një rikthim i mundshëm i Zlatan Ibrahimovic. /Lajmi.net/