‘Pato budalla’

Corinthians pësoi disfatë të thellë nga Portuguesa 4-0, dhe tifozët e gjigantit brazilian kanë shprehur hidhërimin e tyre për paraqitjen e skuadrës, e sidomos sulmuesin Alexandre Pato. Ylli brazilian, i cili iu bashkua klubit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Milan është një prej yjeve kryesor të ekipit por nuk arriti t’i ndihmojë Corinthiansit t’i…

Sport

30/09/2013 19:00

Corinthians pësoi disfatë të thellë nga Portuguesa 4-0, dhe tifozët e gjigantit brazilian kanë shprehur hidhërimin e tyre për paraqitjen e skuadrës, e sidomos sulmuesin Alexandre Pato.

Ylli brazilian, i cili iu bashkua klubit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Milan është një prej yjeve kryesor të ekipit por nuk arriti t’i ndihmojë Corinthiansit t’i shmanget disfatës turpëruese nga Portuguesa.

“Pato, je një budalla”, ishte një prej thirrjeve të bëra nga tifozët e Corinthiansit. “Paqja mori fund”,  dhe “Shumë festa, pak futboll”, ishin disa prej brohoritjeve të tjera.

Pato iu bashkua Corinthiansit në janar të këtij viti nga Milan, kurse gjatë verës u spekulua me transferim në Tottenham Hotspur. Pas këtyre fyerjeve, do të shtohen edhe më tepër shanset për kalimin e tij në White Hart Lane.