Patent shoferi i kësaj vajze bëhet hit në internet dhe ju duhet t’a shihni pse

Paten shoferi i një gruaje është bërë hit në internet, sepse ajo ka shkruar diçka shumë qesharake në atë.

Fun

02/12/2017 16:55

Eve Paterson u befasua kur mori patentën e saj të re të vozitjes, sepse adresa e saj zyrtare ishte si: “Shtëpia e babait tim”, transmeton lajmi.net.

18-vjeçarja nga Inverclyde apliko për patent shofer, por autoritete përgjegjëse dështuan të vërjenë gabinim e saj.

Imazhi tregon lejen e re të vozitjes së Evës me emrin dhe datën e lindjes të shtypur me saktësi.

Por adresa është “Shtëpia e Babait tim”, e ndjekur nga pjesa tjetër e adresës së saj e cila ishte shtypur normalisht, por e paqartë në atë se çka kanë shkrua përpara.

Twitteri i Evës u bë hit në internet dhe grumbulloi 28,000 pëlqime dhe 4,600 retweets. /Lajmi.net/