Patëllxhanë të mbushur

Një recetë mjaft e shijshme, që po ta provoni nuk do të zhgënjeheni. Provojeni!

Lifestyle

08/05/2015 11:07

Përbërësit: 
1 kg patëllxhanë
1 kg mish i grirë
4 kokrra mesatare qepë
5 kokrra mesatare domate
1 kokërr hudhër
vaj
piper
krip
majdanoz

Përgatitja:
Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për t’u pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 15 minuta. Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat. Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.   E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë. /living