Patatet na kanë bërë ‘më të mençur’, thonë shkencëtarët

Patatja po shihet si shkaktari kryesor i nxitjes së zgjerimit të jashtëzakonshëm të trurit në evolucionin njerëzor.

Lifestyle

09/08/2015 16:58

Fillimi i ngrënies së mishit është sugjeruar më parë si shkaku kryesor, por një studim i ri sugjeron se ky zgjerim ishte nxitur nga konsumimi i karbohidrateve.

Hulumtuesi i studimit, Dr. Karen Hardy nga Universiteti i Barcelonës, thotë se truri përdorë rreth 60% të glukozës sonë në gjak dhe kjo kërkesë nuk ka gjasa që të jetë përmbushur me një dietë me karbohidrate të ulëta, transmeton Lajmi.net.

Gjenet amilazë shtesë, të kombinuara me njohurinë e gatimit, rritën disponueshmërinë e glukozës në tru. Kjo në kthim lejoi përshpejtimin e rritjes së madhësisë së trurit, që ndodhi rreth 800,000 vjet më parë.

“Ngrënia e mishit mund të ketë filluar evoluimin e trurit, por patatet e gatuara së bashku me disa ushqime të tjera me gjene amilazë na kanë bërë neve më të mençur”, thotë Dr. Hardy në studim, i cili ishte publikuar në ‘The Quarterly Review of Biology’. (Lajmi.net)