Patatet e skuqura iu rrezikojnë nga kjo gjendje e “tmerrshme” shëndetësore

Dëshmi të reja në studimet e kafshëve sugjerojnë konsumi i rregullt i patateve të skuqura mund të shtjoë rrezikun e kancerit, tha një agjenci qeveritare britanike.

Lifestyle

02/12/2018 17:05

Lidhja midis patate të skuqura dhe gjendjes shëndetësore nuk është e re, por Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) e Britanisë së Madhe ka zbuluar se akrilamidi, një substancë e prodhuar kur ushqimet nxehen në temperatura të larta, ka qenë e lidhur me kancerin në kafshë.

FSA sugjeron që njerëzit të gatuajnë ushqime në temperatura të ulëta dhe të mbajnë ushqimin një ngjyrë më të artë, në vend të ngjyrës kafe, raporton Reuters.

“Konsensusi shkencor qëndron në atë se akrilamidi ka potencial të shkaktojë kancer tek njerëzit,” paralajmëroi FSA.

“Rregulli i përgjithshëm është ky: synoni që ushqimi të arrijë një ngjyrë të verdhë ari ose më të hapur kur të skuqni, pjekni, tiganisni ose pjekni ushqime si patatja, perimet rrënjësore dhe buka”. /Lajmi.net/