Patate me vezë të ziera në furrë

Përbërësit:

Lifestyle

23/05/2017 08:37

1 kg patate
5-6 vezë të ziera
200 gr salsiçe të freskëta
2 lugë vaj
500 ml ajkë (ajkë për zierje, hoplla kuzhine, ose shmant)
vegetë
kripë
piper i zi

Hapat:

Patatet i qërojmë, i ziejmë dhe i presim në feta të holla. Vezët i ziejmë dhe qërojmë dhe presim në feta të holla.
Në tavën e lyer me vaj, vendosim një shtresë patatesh të grira, kriposim, piperosim dhe shtojmë pak vegetë sipas shijes.

Më pas shtojmë një shtresë vezësh të ziera të prera në feta, pastaj copëza salsiçe dhe prap mbulojmë me një shtresë patatesh të ziera.
Në fund shtojmë prap mëlmesa sipas shijes dhe ajkën e kuzhinës si dhe e pjekim në furrë 180 gradë për 25-30 minuta ose derisa të merr ngjyrë të kuqërremtë. /KuzhinaShqiptare/