Patate me pana në furrë

Për një drekë apo darkë të bukur, përgatisni këto patate me pana në furrë si garniturë, një pjatë e rafinuar e cila shoqëron mjaft mirë mishin apo peshkun e skuqur apo të pjekur. Përbërësit: 4 patate të mëdha 500ml pana të lëngshme për kuzhinë 100gr djath parmixhano të grirë gjalpë kripë piper Udhëzimet: Qërojmë dhe…

Lifestyle

13/02/2015 17:06

Për një drekë apo darkë të bukur, përgatisni këto patate me pana në furrë si garniturë, një pjatë e rafinuar e cila shoqëron mjaft mirë mishin apo peshkun e skuqur apo të pjekur.

Përbërësit:
4 patate të mëdha
500ml pana të lëngshme për kuzhinë
100gr djath parmixhano të grirë
gjalpë
kripë
piper

Udhëzimet:
Qërojmë dhe lajmë nën ujë të rrjedhshëm patatet duke i prerë në feta shumë të holla me ndihmën e një thike apo një qëruese patatesh. I vendosim në një enë të thellë duke i shtuar edhe panën e lëngshme dhe i përziejmë mirë derisa të gjitha fetat e patateve të “jenë veshur” në pana.

Lyejmë me gjalpë një tavë të rrumbullakët ose katrore qelqi dhe formojmë me patate 4 shtresa, i spërkasim me kripë, piper, dhe djath parmixhano. Shtojmë katër shtresa të tjera patatesh dhe kështu me rradhë derisa të gjithë përbërësit të kenë përfunduar.

Së fundmi, e spërkasim sipërfaqen me djathin parmixhano të mbetur. I pjekim në furrë të parangrohur në 175 gradë për rreth 1 orë e gjysmë derisa patatet të jenë zbutur dhe të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. /kuzhinashqiptare

Këshillë nëse nuk e keni ditur: Pana është krem qumështi, ajkë kuzhine ose hoplla.