Pastruesi magjik, soda e bukës

Ndër gjërat e vetme që kemi gjithnjë në shtëpitë tona është soda e bukës dhe pjesa më e madhe e saj është përdorur rrallë përveçse për gatime, mundësisht për ndonjë ëmbëlsirë. Por pasi të lexoni përdorimet e jashtëzakonshmë të saj, do të filloni ta vlerësoni më shumë këtë produkt çudibërës.

Lifestyle

07/12/2016 13:15

Soda e bukës mund të zëvendësojë lehtësisht detergjentët larës pasi veprimi i saj mbi njollat është i shkëlqyer.
Heq njollat e verdha tek jaka e brendshme e këmishave dhe të brendshmeve.
Eleminon njollat e barit dhe të bojës.
Nëse shtoni sodë buke gjatë shpëlarjes së fundit, veshjet tuaja do jenë më të buta.

Kuzhina juaj do të jetë më e pastër falë sodës së bukës.

Eliminon njollat nga mobiljet e drurit.
Këshillohet të përdoret për larjen e perimeve dhe frutave pasi heq pesticidet e tyre.
Përdoret për pastrimin e sobës, mikrovalës dhe frigoriferit.
Heq njollat nga enët e gatimit dhe bën që të duken si të reja.
Neutralizon aromat e pakndëshme gjatë gatimit të mishit, peshkut, lakrës dhe preshëve.

Ka një ndikim shumë pozitiv për anën tuaj estetike, kryesisht flokët dhe fytyrën. Si dhe për shëndetin oral.
Nëse hidhni dy lugë gjelle në shampo mund të parandaloni rënien e tyre dhe zbokthin.
Zhduk njollat kafe të fytyrës dhe pikat e zeza.
Ndihmon neutralizimin e pH-t të lëkurës dhe lufton aknet.

Ndihmon në zbutjen e thembrave dhe të çarave në shputën e këmbës.
Lufton kariesin dhe ka fuqi zbardhuese mbi dhëmbët.
Ndihmon në kurimin e herpesit labial dhe plasaritjeve të brendshme të gojës.

Disa nga përdorimet më të çuditshme të sodës së bukës :
Mund të fikë zjarrin në rast emergjence.

Eleminon nga shtëpia insekte të ndryshme si milingonat apo dhe buburrecat. Mjafton të vendosni në qoshet e shtëpisë sodë buke dhe sheqer pluhur.
Lufton pesticidet që dëmtojnë bimët apo lulet tuaja.