Pastroni veshkat nga helmet dhe gurët me këtë ilaç efikas nga tre përbërës!

Fjala është për metodën tërësisht natyrale, ndërsa receta garanton sukses

Lifestyle

27/04/2018 12:13

Ky ilaç natyral ka sukses nëse guri në veshka është i madhësisë së kokrrës së grurit, transmeton Telegrafi.

Bëhet nga tre përbërës:

– 100 ml lëng limoni
– 100 ml vaj ulliri (ekstra virgjin) dhe
– 100 ml birrë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në shishe, përzieni mirë dhe pini në mëngjes në lukth të zbrazët nga 50 mililitra.

Para çdo përdorimi shishen tundeni mirë.

Kjo është një recetë e mirë që ka ndihmuar shumë njerëz duke i shpëtuar nga gurët dhe rëra në veshka, por më e mira është se nuk ka afekte anësore.

Vërejtje: Lëngu i limonit patjetër duhet të jetë i kulluar (organik).

Duhet kushtuar kujdes edhe madhësisë së gurëve në veshka, sepse nëse janë më të mëdhenj se 15 mm, kjo recetë do t’i lëvizë dhe pastaj mund të bëjë dëm me rastin e nxjerrjes jashtë nëpër kanale të ngushta. /Telegrafi/