Pastroni fytyrën nga aknet dhe pikat e zeza

Nëse keni lëkurë problematike, njolla të lëna pas nga aknet, puçra dhe lëkurë plot rrudha, përdorimi i rregullt i kësaj maske do të bëjë mrekulli për ju.

Lifestyle

25/01/2016 19:53

Shumicën e kohës, kur përdorni produkte kimike për të hequr qafe aknet apo pikat e zeza nga fytyra, mund të përfundoni duke shkaktuar me plagë pas trajtimit.

Pra, gjëja më e mirë që ju duhet për të arritur rezultate në qoftë se ju keni probleme me fytyrën janë zgjidhjet natyrore.

Nëse keni lëkurë problematike, njolla të lëna pas nga aknet, puçra dhe lëkurë plot rrudha, përdorimi i rregullt i kësaj maske do të bëjë mrekulli për ju.

Secili përbërës i kësaj maske ka veprim specifik dhe të fokusuar. Nuk duhet të shqetësohen për ndjesinë e shpimit të gjilpërave që shkakton kjo maskë sepse ajo zhduket në 5 minuta.

Përbërësit: 1 lugë çaji mjaltë 1 lugë çaji lëng limoni i freskët 1/2 lugë çaji kanellë 1/2 lugë çaji arrëmyshk Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një pastë homogjene.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, hiqni limonin.

Në raste të tilla, shtoni pak mjaltë. Aplikoni pastën në fytyrë, duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta ose të paktën 10 minuta në qoftë se nuk keni ndjesi djegie.

Ndjesia e shpimit të gjilpërave qetësohet në 5 minutat e para, pastaj zhduket. Në fund, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe të aplikoni krem hidratant.