Pastroni bizhuteritë në këtë mënyrë praktike

Aksesorët që i doni, por që u janë dëmtuar nuk e kanë humbur shkëlqimin përgjithmonë. Mund t`i ktheni në jetë me ndihmën e disa lëngjeve të cilat besoni apo jo, shpesh i keni në kuzhinën tuaj. Birra, vodka, uthulla, uji i gazuar dhe ketch-up, nuk janë bërë vetëm për t`i konsumuar, por kanë edhe disa qëllime të pabesueshme.

Lifestyle

15/01/2018 15:19

Ato shërbejnë për pastrimin e aksesorëve të preferuar për të cilët keni menduar se janë të shkatërruara. Por të gjitha këto lëngje kanë qëllim të veçantë për ruajtjen e unazave tuaja, byzylykëve, zinxhirëve, vëthëve prej ari, argjendi, kristali apo xhami.

Dëshironi që bizhuteritë të jenë përsëri të reja ? Ja çfarë duhet të bëni.

Birra pastron aksesorët e arit

Aksesorët e arit i pastron birra shumë mirë, mjafton të vendosni në një pecetë të butë dhe me të ta pastroni zinxhirin apo byzylykun. Aksesorin pas kësaj duhet ta fshini me pecetë të thatë që mos të mbesin shenjat e pikuara.

Uthulla pastron aksesorët e argjendit

Në pastrimin e argjendit ndihmon edhe pasta për dhëmbë. Ajo përmban fluorid që fshin të gjithë papastërtinë, mirë është ta vendosni në pecetë të butë apo në furçën e dhëmbëve dhe në mënyrë rrethore ta fshini aksesorin. Në përfundim aksesori duhet të shpërlahet në ujë të ftohtë dhe të fshihet mirë.

Përveç pastës për dhëmbë, zgjedhje e mirë është edhe përzierja me sodë bikarboni dhe uthull të alkoolizuar.

Në enë vendosni gjysmë filxhani uthull dhe dy lugë sodë bikarbon, më pas futeni aksesorin për dy apo tre orë në të. Pas kësaj shpërlajeni në ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet.

Ketch-up largon nxirjen

Aksesorët e argjendit mund të nxihen dhe këto i heq shumë lehtë ketch-up. Mjafton që aksesorin ta fusim në keçap për disa minuta dhe më pas ta fërkojmë me furçën e dhëmbëve. Pas kësaj duhet të shpërlahet në ujë dhe të fshihet me një pecetë.

Vodka pastron aksesorët e kristalit dhe xhamit

Vodka është shumë efikase për të pastruar kristalet dhe xhamat. Ajo pastron edhe gurët që janë të vërtet edhe ata artificial, mjafton që këtë pije alkoolike ta hidhni në një pecetë dhe pastaj ta fshini. /albeu.com/