Pastrimi, përmirëson koncentrimin

Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve.

Lifestyle

21/05/2017 17:13

Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni, transmeton Telegrafi.

Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon.

Rrëmuja gjithashtu kufizon aftësitë tuaja të përpunimit të informacioneve. Të jetosh në një hapësirë të rrëmujshme  mund të jetë mendërisht e lodhshme sepse është e pamundur të injoroni idenë që duhet të përfundoni disa detyra.

Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çkado qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.

Me pak pastrim, do të arrini të bëni më shumë për një kohë të shkurtër dhe që shumë shpejt të ndiheni optimist dhe që keni gjithçka nën kontroll.

Artikulli i publikuar në revistën British Journal of Sports Medicine thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, rrit koncentrimin për madje 20 për qind.