Pastrimi i fytyrës me qumësht

Larja e fytyrës me qumësht është gjëja më e mirë që mund të bëni edhe nëse keni lëkuren më të ndjeshme në botë, më problematiken.

Lifestyle

18/07/2014 21:38

Kjo recetë do t’ju ndihmojë të heqni qelizat e vdekura në lëkurë falë prezencës së acidit laktik i cili ndodhet në qumësht.

Qumështi pastron, lëmon dhe zbardhon pigmentin e lëkurës. Pa harruar të thekosjmë faktin, që rrudhat prezente në lëkuren tuaj do të pakësohen nëse e përdorni këtë maskë rregullisht, gjithnjë duke e shoqëruar me trajtimet dhe produktet e duhura.

Përbërësit:
4 lugë qumësht
2 lugë fara tërshëre

Përgatitja:
Merrni farat e tërshërës, hidhni në një tas, më pas hidhni 2 lugë qumësht. Përzieni mirë përbërësit dhe i lini të qëndrojnë në një ambient të ngrohtë për disa minuta deri sa të zbuten farat në qumësht.

Në këtë mënyrë farat e zbutura nuk do të dëmtojnë lëkuren. Vendosni masken e përgatitur në fytyrë dhe e lini të qëndrojë për disa minuta, zakonisht trajtimet i lini të qëndrojnë për 15 minuta.

Pastaj shperlani fytyren me ujë të paster.