I pastrehu që u bë investitor multi-milioner (Foto)

Kur Kris Gardner dhe i biri i tij flenin pranë dyshemeve të tualeteve publike, kurrë nuk e kishte imagjinuar se jeta e tij do të shndërrohej në një film hit në Hollivud.

Fun

05/12/2016 16:26

Ishin fillimet e viteve të 80’ta, kur zotëri Gardner, atëherë në moshën 27 vjeçare dhe i biri i tij i vogël ishin të pastrehë për një vit në San Francisko. Ai nuk kishte para të mjaftueshme për të paguar qeranë e apartamentit, kështu që flenin kudo që mundeshin, transmeton lajmi.net

Pranë tualeteve publike në stacione, nëpër parqe, në kisha, ose nën tavolinën e punës së tij kur secili ikte në shtëpi. Ata hanin në kuzhina të supave dhe paratë që i kishte pasur i kishte shpenzuar për të dërguar të birin tek dado, në mënyrë që vet të shkonte të punonte.

Gjatë kësaj kohe, Gardner po arrinte lulëzimin në punën e tij. Shefi në fund të trajnimit, e bëri nënpunës me orar të plotë. Më në fund ai arriti të marrë një shtëpi për vete dhe për djalin e tij, pastaj karriera e tij shpejt u ngrit, duke bërë që në vitin 1987 të hapë firmën e vet të biznesit.

Sot, Gardner, 62 vjeçar, posedon 60 milion dollar dhe udhëton nëpër botë si një folës publik motivues si dhe është sponzor i organizatave të shumta për bamirësi ndaj të pastrehëve dhe kundër dhunës ndaj gruas, transmeton lajmi.net

Nga fakti që Gardner pati një fëmijëri me probleme dhe hyri në burg menjëherë para stazhit në DWR, mund të kuptoni pse Hollivudi i bëri thirrje derisa ai ishte duke shkruar auto-biografinë e tij “The pursuit of happyness.”

Emri me po të njejtin emër është lansuar në treg në vitin 2006, ku Will Smith është nominuar për aktorin më të mirë në Oskar për portretin e tij si zotëri Gardner.
Gardner ka thënë për BBC-në se “nuk do të ndërronte asgjë.” /Lajmi.net/

_92732411_gettyimages-72948824