Pastore thotë “PO”, kthehet te klubi i njohur nga Serie A

Javier Pastore ka pranuar ofertën e Romës për rikthim në Kampionatin italian.

Sport

19/06/2018 09:02

Javier Pastore është pranë rikthimit në Serie A.

Mesfushori i Paris Saint-Germain ka pranuar ofertën e Romës për rikthim në Kampionatin italian.

Menaxheri i tij tashmë gjendet në Itali për të finalizuar detajet e fundit për rikthimin e klientit të tij në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Pastore ka përvojë nga Serie A ku luajti me sukses te skuadra e Palermos. /Lajmi.net/