Pastore mbërrin në Itali për t’iu bashkuar Romës

Javier Pastore karrierën do ta vazhdojë në Serie A te Roma.

Sport

25/06/2018 20:11

Ish anëtari i Palermos, ka lënë PSG-në për t’u rikthyer në kampionatin italian.

29 vjeçari nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Romës.

Të hënën pasdite, ylli argjentinas ka zbarkuar në Romë, ku fillimisht do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruar kontratën.

Pastore nga PSG largohet pas një qëndrimi shtatë vjeçare, ku në 184 paraqitje shënoi 29 gola./Lajmi.net/