Pastore kthehet në Serie A

Javier Pastore dëshiron të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

05/12/2017 15:45

Inter pret një përforcim të ri nga Paris Saint-Germain.

“Sky Sport” raporton se klubi milanez është në bisedime me klubin francez për transferimin e mesfushorit Javier Pastore.

Reprezentuesi argjentinas dëshiron të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të rikthehet në Serie A te skuadra e Interit. /Lajmi.net/