Pastore kthehet në Serie A

Inter kërkon transferimin e Javier Pastores nga Paris Saint-Germain.

Merkato

07/11/2017 09:11

Inter pret një përforcim të ri nga Paris Saint-Germain.

“Sky Sport” raporton se klubi milanez është në bisedime me klubin francez për transferimin e mesfushorit Javier Pastore.

Reprezentuesi argjentinas dëshiron të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të rikthehet në Serie A te skuadra e Interit në marrëveshje të shkëmbimit me Joao Marion. /Lajmi.net/