Pastore fillon bisedimet me klubin e ri

West Ham kërkon mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

Sport

02/06/2018 08:59

West Ham është në bisedime me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

“Sky Sports News” raporton se “Hammers” janë duke negociuar mundësinë e blerjes së argjentinasit për 17.5 milionë funte.

Paris Saint-Germain dëshiron ta shesë mesfushorin gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Shitja e Pastores mund të jetë e obliguar për shkak të përmbushjes së rregullave të Fair Playt Financiar nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/