Pasta me sos dhe proshutë

Një recetë e lehtë për t’u përgatitur me shumë proteina dhe vitamina.


Lifestyle

27/04/2014 00:28

Kjo recetë është shumë e lehtë për tu përgaditur dhe njëkohësisht shumë ushqyese për shkak se përmban proteina nga proshutoja, vitamina nga hudhra, kalcium nga ajka e qumështit. Është recetë e cila aplikohet në restaurantet më kualitative, andaj provojeni edhe ju në shtëpitë tuaja.

Kohëzgjatja: 1 orë

 

Përbërësit:

1 qese më pasta (makarona, spageti)

Ajkë qumështi (hopla)

150-250 gr proshutë

2-3 thelba hudhër

Erëza (kripë,piper, origano)

Vaj ulliri

 

Përgaditja:

 

Pastat:

– Vlohen në një enë të thellë makaronat ose spagetit  varësishtë nga shija juaj, në temperaturë maksimale.

– Në enën të cilën zihen pastat shtojmë një lugë të vogël kripë dhe pak vaj ulliri. E lëmë si të tillë për 30 minuta. Pasi të zihet i lajmë pastat mirë më ujë të ftohtë dhe i lëmë të qëndrojnë në enën që janë zier.

 

Sosi me proshutë:

– Përshuta coptohet në kube të vogla dhe vihet në një enë për tu fërguar me pak vaj ulliri.

– Thelbat e hudhrës coptohen shumë imët dhe vendosen në enën ku është e vendosur proshutoja e coptuar, më pas në to shtohet pak piper, kripë dhe origano.

– I lëmë të kavërdisen për 15 minuta dhe më pas shtojmë ajkën e qumështit në to. Tërë këtë masë e përziejmë dhe e lëmë të gatuhet për 10 minuta tjera. 

– Pasi që të përgaditet sosi në një pjatë vendosim pastat dhe mbi to hedhim sosin me proshutë dhe ajkë ose tërë masën e sosit e vendosim në enën ku janë zier pastat dhe e përziejmë bashkë me sosin varësishtë nga shija që preferoni.

Ju bëftë mirë