Pasta e dhëmbëve e mirë edhe për fytyrë?

Studiuesit kanë vënë re se pasta e dhëmbëve nuk na shërben vetëm për higjienën e gojës, por ajo i largon gjithashtu edhe aromat e pakëndshme në duar dhe jo vetëm kaq, pasi largon edhe njollat në fytyrë. 

Lifestyle

21/10/2014 16:59

Ajo mund të largojë njollat e vështira edhe nga rrobat dhe jo vetëm kaq. Duket si një maskë e çuditshme, por pasta largon edhe puçrrat në fytyrë.

Mjafton të vendosni pak pastë në fytyrë, para se të shkoni në shtrat për gjumë. Lëreni të veprojë gjithë natën dhe në mëngjes shpëlajeni mirë fytyrën dhe do t’i shihni rezultatet, transmeton Lajmi.net. 

Edhe kur nuk kujdesemi për pajisjet shtëpiake, për njollat në to, një ilaç i mirë është pasta e dhëmbëve. Ajo mundet t’i largojë njollat e errëta nga hekuri, plastika dhe alumini. Te hekuri me ngjyra pas një kohe shfaqen njollat e errëta dhe ato mund t’i largoni lehtë me pastën për dhëmbë.