Pasojat e vakuumit institucional

Situata politike e krijuar para zgjedhjeve të 8 qershorit ka bërë që vendimmarrja të pushohet në legjislativ, por edhe të reduktohet në ekzekutiv. Në mungesë të Kuvendit, Qeveria nuk ka sponsorizuar fare rishikimin vjetor të buxhetit. Është stopuar edhe procesi i hartimit të ligjeve. 

Lajme

24/06/2014 09:09

Në qershorin e secilit vit tema më e nxehtë politike ka qenë rishikimi i buxhetit vjetor. Sivjet kjo çështje nuk është në rend dite, shkruan “Koha Ditore”.

Situata politike e krijuar para zgjedhjeve të 8 qershorit ka bërë që vendimmarrja të pushohet në Legjislativ, por edhe të reduktohet në Ekzekutiv. Në mungesë të Kuvendit, Qeveria nuk ka sponsorizuar fare ndryshimet buxhetore. Dhe ndryshime mund të mos ketë fare sivjet, në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja.

Në javën e parë të majit Kuvendi është shpërndarë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Për pasojë, më asnjë ligj nuk është aprovuar. Madje është stopuar edhe procesi i hartimit të ligjeve nga Qeveria.

Këto janë vetëm disa nga problemet që ka prodhuar vakuumi institucional. Shumë borde të ndërmarrjeve publike, përfshirë AKP-në, kanë mbetur jofunksionale shkaku i zgjedhjes së anëtarëve që duhej bërë nga Kuvendi. Situata ka pasur efekt edhe në procesin e privatizimit. Po kështu janë stopuar edhe projekte kapitale, sikurse është firmosja e kontratës së autostradës Prishtinë – Han i Elezit, shkruan KD.