Pasojat e përdorimit të telefonit kur jeni shtrirë

Përdorimi i telefonit në errësirë, ndërsa jeni shtrirë në shtrat mund të sjellë pasoja fatale për sytë.

Lifestyle

25/06/2016 21:03

Dy femra në Angli, janë verbuar përkohësisht ndërsa shikonin telefonin e tyre me njërin sy në gjendje të shtrirë anash, pasi syri tjetër mbulohej nga jastëku.

Mjekët kanë paralajmëruar për fenomenin e pazakontë i cili mund të prekë të gjithë. Ata këshillojnë se duhet të shohim telefonin me të dy sytë.

“News England”, Gazeta për Mjekësinë, ka treguar rastin e dy femrave të moshës 20 dhe 40 vjeç, të cilat kanë përjetuar verbëri të përkohshme nga përdorimi i telefonit në gjendje të shtrirë.

Ata janë ankuar se kanë përjetuar episode të humbjes së shikimit për rreth 15 minuta.

Gratë po i nënshtrohen testeve të ndryshme mjekësore si dhe skanimeve të syrit.