Pasioni në marrëdhënie fillon të zhduket pas 12 muajve

Siç duket, pasioni në marrëdhënie nuk zhduket pas 7 viteve, por fillon të zhduket menjëherë pas 12 muajve – të paktën kështu thuhet nga një anketë e re.

Lifestyle

01/10/2015 15:25

Një studim i gjerë gjeti se pasioni fillon të venitet pas një viti që një çift është bashkë. Duke i anketuar disa çifte, të cilët kishin 16 vite që ishin bashkë, u gjet se jeta seksuale e tyre ishte më pak e kënaqshme për rreth 70% se që ishte në vitet e para së bashku.

Hulumtuesit gjerman nuk janë të sigurt se pse brenda vetëm një viti gjërat fillojnë të shkojnë më keq në shtrat. Por ata thonë se për derisa kalon koha, ndryshimet në jetën seksuale bëhen të dukshme, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit thanë se pasioni është i lartë në vitet e para së bashku për shkak që të dashuruarit ende nuk i kanë njohur të gjitha dëshirat e njëri-tjetrit.

Lajmi i mirë është se disa çifte zhvillojnë intimitet më të thellë emocional se sa të tjerët, dhe kështu kanë një jetë seksuale pothuajse për shumicën e viteve që janë së bashku.

Disa partnerë, nëse nuk janë të kënaqur me jetën seksuale të tyre pas një viti, fillojnë të kërkojnë kënaqësinë me afera të cilat vetëm e komplikojnë martesën apo marrëdhënien.

Seksi është pjesë e rëndësishme e një marrëdhënie, së bashku me pasionin. Kështu, mos lejoni që vitet t’ua ndryshojnë pasionin për partnerin. (lajmi.net)