Pasi u sulmua nga mikja, Baby G falënderon fansat për mbështetjen

Nga dita e djeshme, Baby G ka qenë kryetemë e shtypit rozë.

ShowBiz

01/06/2018 19:30

Kjo për shkak se këngëtarja është rrahur nga mikesha e saj, Bleta Gashi bashkë me tre persona të tjerë, shkruan lajmi.net.

Pasi publikoi pamjet në rrjete sociale, Baby G tregoi më tej se kjo gjë nuk e ka ndalur që të punojë rreth projekteve të saj.

Madje, ajo ka dhënë lajmin se po punon rreth duetit me yllin botëror, Chris Brown.

“Unë e dua punën që bëj i dua fansat e mi dhe dua që ta bëj Shqipërinë dhe Kosovën krenare. Gjithsesi kush ishte gati për një këngë më Chris Brown? Po punoj kudo që shkoj!”, ka qenë mbishkrimi që ajo i la fotografisë, në të cilin mori edhe pëlqimin e Chris Brown.

Ajo ka publikuar edhe disa statuse të tjera, përmes të cilave ka treguar përkrahjen që po merr nga fansat e saj, të cilët i falënderoi që janë gjithmonë pranë saj. /Lajmi.net/